Debat i fortë në “Real Story”/ “S’komentoj vendimet e qeverisë amerikane”, Lubonja: Ik nga partia atëherë, kjo është t’i bësh budallenj shqiptarët!

“Berisha ka thënë që nuk më intereson PD para vetes sime”. Kështu ka deklaruar kreu i PD-së Lulzim Basha në emisionin “Real Story” në News24 teksa ka debatuar me analistin Fatos Lubonja.

Basha tha se kjo nuk është akuzë, pasi Berisha e ka deklaruar dhe publikisht një gjë të tillë dhe se për 3 muaj është përpjekur për një zgjidhje për të, pa dëmtuar interesat e PD, por se përgjigjja që ka marrë, ka qenë se “nuk më intereson asgjë para vetes sime”.

Kreu i PD theksoi se nuk komenton vendimet e qeverisë amerikane, duke e konsideruar atë një juri. Por nga ana tjetër, Lubonja tha se duhet t’i komentojë, pasi dhe vetë Amerika i komenton vendimet e saj. I pyetur se nëse mendon se Berisha është i korruptuar, Basha nuk u përgjigj por tha se dikush që është non grata në SHBA-të nuk mund të jetë shpëtimi i Shqipërisë.

Basha: Edhe zoti Bardhi si një nga bashkëpunëtorët e mi e ka ditur prej tre muajsh. nuk ka qenë sekret. Berisha ka thënë që nuk më intereson PD para vetes sime. Ajo që ka ndodhur për 3 muaj me radhë unë kam investuar gjithçka personalisht dhe politikisht për një zgjidhje për akomodimin e interesave të zotit Berisha pa dëmtuar interesat e PD dhe muri që kam hasur ka qenë nuk më intereson asgjë para vetes sime, nuk vë asgjë para vetes sime. Nuk janë akuza. E ka thënë vetë, e ka thënë në konferencë për shtyp. E ka thënë në emision televiziv. Ka thënë një parti që nuk mbron dinjitetin njerëzor nuk meriton të ekzistojë. E ka thënë publikisht para anëtarëve të PD. Që ndonëse jam në presion, unë familja, ime, PD-ja, mandatin nuk e jap. Qartësisht ka vendosur interesat e tij personale mbi interesat e grupit, mbi interesat e demokratëve. Nuk është thjesht çështje kështu ka vendosur perandoria. Pa diskutim as kam komentuar dhe as komentoj vendimet e qeverisë së SHBA-ve.

Lubonja: Dhe Tom Doshin duhet ta mbronit. Keni parë ju ndonjë gjerman që shpallet non grata.
Basha: Unë kërkoj të shpallet non grata Gjiknuri, Tahiri, jo të më thuash të mbroj Tom Doshin. Vendimet non grata ne nuk i kemi diskutuar asnjëherë, rasti e ka dhënë që kanë qenë nga ana e kundërshtarit tonë. Ky vendim na ra ne kokës, në këtë moment përgjegjësia është të merret me pasojat e menjëhershme të kësaj traume. Për 3 muaj me radhë jam përpjekur me dialog të vazhdueshëm me Sali Berishën, me autoritetet amerikane pasi është shpallur non grata të bëj diçka ndryshe nga standardi i vendosur për Tom Doshin, është më e pakta që meriton, për Vangjush Dakon, është më e pakta që meriton…Pikërisht duke respektuar kontributin e zotit Berisha, pikërisht duke mbrojtur interesat e PD kam arritur në këtë vendim pezullimin nga grupi parlamentar sipas zotimit të vetë zotit Berisha. Nuk komentoj vendimet e SHBA-ve sepse i konsideroj një shtet demokratik dhe i kemi pranuar si një juri. I kemi pranuar si juri kur thonë që Shqipëria është kthyer në vendkryq të trafiqeve ndërkombëtare, nuk mund të ndjekim standarde të dyfishta. Për pasojë dikush që është non grata në SHBA-të nuk mund të jetë shpëtimi i Shqipërisë. Dikush që është non grata nga PD-ja nuk mund të jetë shpëtim.

Read Previous

Meta i përgjigjet Bashës: Gënjen se unë i kam dërguar një ekspert për marrëveshjen e detit me Greqinë, Rama mundet, por…

Read Next

“Me gaz në zemër” – Kancelarja gjermane largohet me nderime ushtarake