“De Ketelar ka gjithçka”, Pioli i thur elozhe belgut: Tifozët do të argëtohen me të

Sharl De Ketelar tregoi që në ndeshjen e tij të parë si titullar në “San Siro” se nga çfarë brumi është bërë. Driblimet dhe vizioni i tij në mesfushë e kthyen atë në një lojtar të vlerësuar menjëherë nga publiku i cili i dhuroi një duartrokitje të gjatë në momentin kur la fushën e lojës.

Edhe trajneri Stefano Pioli ka thurur elozhe për lojtarin i cili ishte ai i që dha asistin për golin e avantazhit të Leaos.

“Prej tij kam vetëm ndjesi pozitive, ka ardhur vetëm prej tre javësh dhe duhet të njohë më mirë shokët e skuadrës, një kampionat të ndryshëm. Nuk jam këtu për të thënë që Seria A është më e vështirë se kampionati belg, por janë kampionate të ndryshëm.

Por nuk mund të mohohet që ka cilësi, inteligjencë dhe talent, jam besimplotë, ai ka gjithçka. Por do të duhet pak kohë. Të njohësh mirë në fushë do të thotë të gjesh momentin e duhur për të pasuar topin te shoku i skuadrës, ndoshta të kuptosh mirë kush di të mbrojë më mirë topin. Do të duhet pak kohë, por ai është një lojtar me talent që do të bëjë të argëtohen tifozët. Ai ka cilësi dhe ka treguar se mund të jetë vendimtar”, u shpreh Pioli pas suksesit 2-0 ndaj Bolonjës./panorama sport

Read Previous

Malltezi: Për disa miq demokratë që humbën udhën

Read Next

Hillary Clinton ka mbaruar për drejtësi, por e mund Kim Kardashian në një kuiz për drejtësinë