Daputeti i VV, amerikanët kanë më shumë interesa ekonomike në Serbi se në Kosovë

Deputeti i VV-së, Fatmir Humolli në seancën e kuvendit ka deklaruar se amerikanët kanë më shumë interesa ekonomike në Serbi sesa në Kosovë.

Humolli i bëri këto komente teksa diskutohej projekti amerikan i gazit.

“Miqësinë me amerikanët e ruajmë nëse kemi interesa të përbashkëta afatgjate, jo duke shkelur mbi interesat tona. Amerikanët e kanë interesin ekonomik më shumë në Serbi sesa tek ne, sepse Serbia është më e madhe”, deklaroi ai.

Tutje, ai tha se amerikanët UÇK-në e kanë quajtur terroriste.

“Unë e di që amerikanët na kanë thanë jeni terrorista, Ramush ty të ka thanë je terrorist, ti nuk e ke ngu amerikën hiç.  Amerikanët janë popull i madh edhe kanë interesa të ndryshme, individë të amerikës që dëshirojnë me shfrytëzu këtu.  Kemi pasë embargo prej amerikanëve si UÇK”, tha ai.

Read Previous

ISHM, thirrje për mediat: Ndalimi i raportimeve sensacionale lidhur me vrasjen e të miturit në Fier

Read Next

Nuk mund të jesh kurrë vonë për një ngushëllim