Dafina Zeqiri revoltohet ndaj bullizimit të vogëlushes: Erjona Rusi seriozisht e ke?

Në mesin e shumë personazheve që kanë reaguar për bullizimin që iu bë vogëlushes në “T`ka mami yll” në Abc News nga anëtarët e jurisë, Albi Nakon dhe Erjona Rusi – e cila është përfshirë në shumë kauza për të drejtat e grave dhe të njeriut – është dhe reagimi i ashpër i Dafina Zeqirit.

Këngëtarja është treguar e ashpër në kritikën e saj të cilën e ka bërë për secilin nga dy personazhet kryesore ndaras.

“Së pari televizionet të cilët i japin rast personave si ti me pas një vend në juri dhe me i bullizu fëmijët, femrat e tjerë është e tmerrshme. Ti ke nevojë për ndihmë. Kërkush tjetër,” – është shprehur Dafina për Albin.

Ndërkaq për Erjonën ka deklaruar:

“Të gjithë këto hashtags dhe bullizon një fëmijë. Seriozisht e ke?”

Këngëtarja ka mbyllur reagimin e saj duke bërë thirrje që të gjithë fansat e saj të raportojnë dy profilet e anëtarëve të jurisë për gjuhë të urrejtjes dhe bullizëm.

politikoff

Read Previous

Drejtori Policisë Kosovë nxjerr provat: Shihni si është gjuajtur me armë të rënda dhe granata ndaj policisë, protestuesi i lënduar me precedent penal

Read Next

NATO: Aksioni në veri, veprim për vendosjen e ligjit