Çudirat dhe çmenduria në këtë vend nuk kanë të mbaruar / Shikoni rrugën e çuditshme që inaguron kryetari i bashkisë

Banorët e disa fshatrave të Bulqizës, si pasojë e mungesës së investimeve nga pushteti vendor dhe ai qendror, kanë mbledhur vetë lekët dhe në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së qytetit Lefter Allën kanë ndërtuar rrugën e fshatit. Ka qenë vetë Alla që e ka njoftuar këtë investim dhe ka publikuar fotot në Facebook.

Por ajo që bie në sy është se rruga e sapo ndërtuar është një rrugë paksa ndryshe dhe jo si gjithë të tjerat.

Rruga ndahet në mes nga një kanal. Mesa duket banorët nuk kanë mbledhur mjaftueshëm para për të shtruar të gjithë rrugën.

E nga sa duket, kryetari nuk shikon asgjë të çuditshme në këtë rrugë, përderisa e reklamon si sukses.

Ndërkohë, kujtojmë se shumë rrugë në fshatrat e Shqipërisë, për shkak të mungesës së investimeve, po ndërtohen me para të mbledhura nga vetë banorët e fshatrave, bashkitë përkatëse i ndihmojnë me mjete.

© kumtari.al

Read Previous

Luli paralajmëron përjashtimin e Berishës nga çdo strukturë deri edhe si anëtar i thjeshtë i PD

Read Next

Shqipëria abstenon në OKB për rezolutën që lufton glorifikimin e Nazizmit