Çudira nga bota/ Del në ankand mikrofoni me të cilin Cardi B gjuajti fansen

Mikrofoni me të cilin Cardi B goditi fansen gjatë koncertit të saj në Drai’s Beachclub në Las Vegas, ka dalë në ankand dhe paratë do shkojnë për bamirësi.

Scott Fisher – kompania e të cilit ofroi audio për koncertin në fjalë – vendosi në ankand mikrofonin të martën në mëngjes dhe që nga pasditja e së enjtes, oferta ishte më shumë se 99,000 dollarë.


Në përshkrim, Fisher pohoi, “Ne siguruam më shumë se një mikrofon për këtë shfaqje të veçantë dhe verifikuam me ekuipazhin e shtëpisë se cili ishte përdorur në mënyrë specifike nga Cardi . Ishte shumë e lehtë për t’u identifikuar edhe pse mikrofoni i saj ishte shënuar “kryesor”. Ky është mikrofoni që është parë në të gjithë vendin duke fluturuar në turmë pasi Cardi u spërkat me pak lëng. Mikrofoni ende funksionon siç e testova kur u kthye në dyqanin audio këtë pasdite (31 korrik).”

Read Previous

Patologjitë e verës tek fëmijët/ Ja disa këshilla që japin mjekët pediatër

Read Next

Profesionalizmi bën diferencën/ Aurela Gaçe refuzon të bashkëpunojë me Luiz Ejllin