Ç’të ketë ndodhur mes dy këngëtarëve?/ Noizy nuk fton Luizin në koncertin e tij

Ledri Vula, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Yll Limani, Varrosi, Ghali, Elai, Era Istrefi, Ravanny, Mc Kresha, Lyrical Son, Buta, BM, Stine, Rudi, Mr Elvis, West Side Family, Stresi, Elgit Doda, janë artistët që do të performojnë në koncertin e Noizy-t.

Por nëse e shihni me kujdes listën mungon Luiz Ejlli. Pas daljes së tij nga “BBV” Noizy dhe Luizi u shfaqen bashkë në koncert, ku u bënë edhe premtime të mëdha, si bashkëpunime midis tyre e shumë të tjera.

Mirëpo deri tani nuk kemi parë asgjë. Dhe kjo jo nga mungesa e kohës nga palët besojmë, pasi të dy kanë sjellë projekte gjatë kësaj kohe. Madje Luizi konfirmoi edhe bashkëpunimin e tij të parë me “rivalin” e Noizy-t, Getoar Selimin.Të jetë kjo arsyeja pse nuk po e shohim Noizyn dhe Luizin më bashkë?

Mbetet për t’u parë. Kujtojmë që Luizi ishte i ftuar special edhe në koncertin e Elvana Gjatës që u mbajt ne 22 qershor.

Read Previous

UNESCO fut Venecian në listën e kuqe të rrezikut të trashëgimisë

Read Next

Horoskopi për muajin Gusht/ Zbuloni ditët tuaja me fat