Covid-19 në vendin tonë / Situata në 24 orët e fundit

Shifrat e koronavirus kanë shënuar rënie ditët e fundit. Sa i përket ditës së sotme, është regjistruar vetëm një humbje jete dhe 328 raste të reja.

Njoftim i ministrisë

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 1796 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 328 qytetarë, në këto bashki:
115 në Tiranë, 26 në Durrës, 24 në Vlorë, nga 17 qytetarë në Lushnje, Fier, 14 në Berat, 9 në Elbasan, nga 8 qytetarë në Sarandë, Shkodër, nga 6 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, Krujë, Kukës, nga 4 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Shijak, Kuçovë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Mat, Kamëz, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Tepelenë, Korçë, Dimal, Peqin, nga 1 qytetar në Patos, Vorë, Mirditë, Has.
Janë 6382 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Fieri 55 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 383 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,238 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 328

Të shëruar në 24 orë 383

Të shtruar në spitale 152

©Kumtari.al

Read Previous

Niko Peleshi jep parashikimin e motit: Do të ketë shira dhe përmbytje

Read Next

Angazhimi i ish-senatorit Dole për Kosovën