COVID-19 në vendin tonë / Përkeqësohet gjendja e koronavirusit, rritet numri i viktimave

Ministria e shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 10 persona dhe janë shënuar 609 raste të reja.

 

Njoftim i ministrisë

Janë kryer 3,598 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 609 qytetarë, në këto bashki: 249 në Tiranë, 36 në Fier, 35 në Durrës, 26 në Berat, 21 në Vlorë, 17 në Kamëz, 16 në Korçë, 15 në Gjirokastër, Dimal, 13 në Shkodër, Lushnje, Elbasan, 12 në Sarandë, 9 në Kavajë, 8 në Patos, 7 në Kurbin, Krujë, Mallakastër, Kuçovë, 5 në Kolonjë, Skrapar, 4 në Pukë, Lezhë, Shijak, Divajë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, 3 në Vau i Dejës, Vorë, Selenicë, Memaliaj, Maliq, 2 në Tropojë, Mirditë, Bulqizë, Delvinë, Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Poliçan, Peqin, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Dibër, Rroskovec, Himarë, Dropull, Devoll, Belsh, Gramsh.

Janë 7,804 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 10 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 66 vjeç nga Bulqiza, një qytetar 69 vjeç nga Fushë- Kruja, katër qytetarë nga Tirana 71 -77 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani 71 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Fieri 74 vjeç, një qytetar nga Korça 82 vjeç.

Janë shëruar 642 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186,909 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Nëntor 2021) 

Raste të reja ditore         609
Të shëruar në 24 orë       642
Të shtruar në spitale       159
Humbje jete në 24 orë     10
Testime ditore                 3,598

Testime totale              1,372,918
Raste pozitive                197,776
Raste të shëruara            186,909
Raste Aktive                      7,804
Humbje jete                      3,063

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë          4,138
Fier                659
Gjirokastër      559
Shkodër         472
Berat              478
Durrës             411
Elbasan            344
Vlorë                251
Korçë              213
Lezhë              162
Kukës              61
Dibër                56

©Kumtari.al

Read Previous

Andersson hyri në histori si kryeministrja e parë femër në suedi, por nuk zgjati më shumë se 12 orë

Read Next

NFT është fjala e vitit, sipas Collins Dictionary