Covid-19 në vendin tonë / Ja si paraqitet gjendja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës së Covid-19 në vendin tonë.

Sipas njoftimit të Ministrisë, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 qytetarë si pasojë e koronavirus.

Janë kryer 2841 testime dhe janë shënuar 502 raste të reja.

 

Njoftim i Ministrisë

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 2841 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 502 qytetarë, në këto bashki:
201 në Tiranë, 46 në Berat, 32 në Fier, 27 në Durrës, 20 në Shkodër, 17 në Gjirokastër, 12 në Kamëz, 11 në Vlorë, nga 10 raste në Lushnje, Elbasan, nga 8 qytetarë në Lezhë, Krujë, Pogradec, nga 7 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kavajë, Peqin, nga 5 qytetarë në Tepelenë, Sarandë, Roskovec, nga 4 qytetarë në Kukës, Tropojë, Korçë, Dimal, nga 3 qytetarë në Gramsh, Mat, Vorë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Mirditë, Kurbin, Shijak, Himarë, Përmet, Kuçovë, Librazhd, nga 1 qytetar në Poliçan, Devoll, Memaliaj, Libohovë, Delvinë, Patos, Dibër, Rrogozhinë, Has, Pukë.
Janë 8,247 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 57 vjeçe, gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 59-86 vjeç, një
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 611 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184,247 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 502
Të shëruar në 24 orë 611
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2841

Testime totale 1,364,952
Raste pozitive 195,523
Raste të shëruara 184,247
Raste Aktive 8,247
Humbje jete 3,029

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4426
Fier 726
Gjirokastër 521
Berat 456
Shkodër 451
Durrës 450
Vlorë 339
Elbasan 350
Korçë 222
Lezhë 173
Dibër 70
Kukës 63

© Kumtari.al

Read Previous

Biden transferon kompetencat presidenciale Kamala Harris’it

Read Next

Lukashenko në intervistë për BBC: Ne mund të kemi ndihmuar emigrantët për në BE