Çollaku: Rrena e Nastradin Veliajt për pemët, parku i Liqenit mbi 1760 hektarë nga 288 që është

Nga Basir Çollaku

Nuk shoh këto partizanët e alarmuar pas premtimeve të Belindit, njëri prej të cilëve është fort i ngutur, të pyesin për pemën e një miliontë që ka mbjellë Veliaj në gjithë Ballkanin e gjysmën e Evropes. Një rrenë shokuese edhe për Nastradinin. Nëse keni hallin e qokave të padukshme vazhdoni mbjelljen…e pemës 1 milion e 1. Bashkë me këtë edhe pallatin e 2 miliontë..

Një miku im, ekspert me shumë përvojë për mjedisin me saktësoi këtë super-rrenën e nastradin Erjon Veliajt

Ndër të tjera më shkruan.

Në lidhje me fidanët e pretenduara të mbjellë të bashkise:

Qellimi është mbjellje ( pyllëzim) për krijimin e parqeve me drurë ornamental për rekreacion të qytetarëve.

Skemat e mbjelljeve varijojnë nga një lloj te tjetri.

Për një park i cili do të ketë rrugë të gjera shëtitese deri në 5 metër koridoret, stola dhe vende për pushim e çlodhje. Hapesira zvoglohet.

Skema e mbjelljes e pranuar është skema 3x3m largësia mesatare e drureve. Kjo e konvertuar në një mesatare per ha = 1100 drurë/ ha. Kjo skemë është maksimalja për drurë të lartë dhe jo për shkurre.

Respektivisht për të dhënat e fundit llogaritja del:

550 000 : 1100= 500 ha pyllëzim. Kur nastradini pretendonte 550.000 gati gjysmën.

Nëse përdoret skema 4x4m i bien 625dr/ha. Skema më optimale që përdoret në këtë rast.

Pra , do të pyllëzoheshin 880 ha.

Parku i madh i Liqenit aktualisht është288 ha.

Në variantin e drurëve Nastradin Veliajt i duhen 1100 ha hektarë në atë me 4×4 duhet 1760 hektarë. Nga 288 ha sipërfaqja te Liqeni merret vesh se rrena ështe qindra mijë herë më e madhe. Pa bërë hesap ca hektarë pallate mbjellë në këtë sipërfaqe të parkut. Ato janë qerasje për medie e oligarkë qe sigurojne gojëmbylljen.

Read Previous

Vasili: Erdhi koha që Tirana t’i kthehet qytetarëve

Read Next

1 milion pemët e Veliajt?/ Malltezi: Shihni betonizimin në parkun e Farkës!