Çollaku: Kryebashkiakët e rilindjes bëjnë namin me tenderat, SPAK të reagojë

Gazetari Basir Çollaku ka hedhur akuza kundrejt kryebashkiakëve të PS, se po abuzojnë me tenderat, teksa i ka bërë thirrje SPAK-ut të reagojë.

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, Çollaku ka përmendur rastin e hetimit të kryebashkiakut të Rogozhinës, Memolla, i cili sipas tij duhet të ishte hetuar shumë kohë më para pasi shkeljet ishin flagrante.

Çollaku: Dy javë larg zgjedhjeve rikthimi i tek kjo çështje plagë elektorale lë edhe shpresë edhe dyshim mendoj unë. Përgjimet e publikuar dhe ftesa nga prokurorët e SPAK për Memollën për blerjen e votave dhe ajo historia që ta lëmë këtë muaj ti marrim votën dhe më pas e rregullojmë është një lloj shakaje në krahasim me atë që po ndodh.

SPAK me seriozitetin e pritur dhe të dëshiruar nga ne edhe pse ka shumë mëkate për zgjedhjet si ajo e dosjen 184, i cili ishte një përgjim precedurial nga gjykata ndryshe nga kjo e Memollës. Ky dy standardizim i ndjekjes së çështjeve i hetimit dh e ndëshkimit dhe i përballjes me drejtësinë është problem shumë  i madh.

Ky rasti i Rrogozhinës duhet ë ishte hetuar shumë kohë për para dhe të ishte ndalur për shkeljet që ka bërë.

Qytetarët shqiptar presin që në prokurori të thirret kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili është implikuar në disa dosje si ajo e tenderave, inceneratorëve dhe mafias italiane. Veliaj po shëndosh drejtorët e tij sepse i duhen në të ardhmen për t’u përballur në të ardhmen me Ramën.

Duhet të  hetohen dhe të përballen me drejtësinë dhe si është e mundur se prokurorët nuk i hetojnë sepse kanë frikë Veliajn dhe Ramën, nuk dua ta besoj, por sjellja e tyre me bën ta mendoj këtë.

Read Previous

Njeri i pacipë që sillet rrotull nëpër sheshe

Read Next

Bashkitë socialiste shpërndajnë dhjetëra mijëra euro si grante për tërmetin para zgjedhjeve