CNA: Jep dorëheqjen Gledis Nano

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Burime për CNA.al bëjnë me dije se, Gledis Nano i emëruar vjeshtën e vitit të shkuar është dorëhequr.

Nuk dihet ende arsyeja e dorëheqjes së Nanos, ndërkohë që pritet reagimi i Ministrisë së Brendshme.

CNA.alka mësuar nga burime zyrtare se dorëheqja i është çuar Ministrit Blendi Çuçi.

Nano u emërua në krye të Policisë së Shtetit më 7 tetor 2021. Emërimi i tij erdhi si propozim nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi./CNA.al

Read Previous

Vrasja e Shefki Kurtit në Itali, arrestohet bashkëshortja 70 vjeçare, rrëfen krimin

Read Next

Skandali me tenderin e Ujësjellësit të Memaliajt/ Meta: Rama rrezikon të dënohet deri në 12 vite burg