CNA: Evi Kokalari, në shërbim të Veliajt/ Vazhdon sulmin ndaj kandidatit të PD-së

Evi Kokalari apo Evi Angelakis, ose Evis Kokalari, ka vijuar sërish sulmet ndaj kandidatit të Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçit.

Duke i shërbyer kryebashkiakut socialist Erion Veliaj, Kokalari ka hedhur akuza ndaj Këlliçit për takimin që ka njoftuar se do të mbajë të dielën në New Jersey të SHBA.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ajo kritikon kandidatin e PD-së, përse i jep mundësinë qytetarëve të tregojnë shqetësimet e tyre.

“Jam këtu t’ju degjoj” thotë.

Në radhë të parë, në fushata është kandidati politik që flet, dhe elektorati që dëgjon. Ky del, ulur këmbë mbi këmbë, dhe i thotë elektoratit ‘Flisni’.

E dyta, nëse ti je akoma tek pika e dëgjimit e s’kupton ç’po ndodh në Tiranë, nuk je për këtë punë. Ti s’ke plan e program të qartë çfarë do bësh ndryshe nga Veliaj. Del nëpër Tiranë e flet për trotuare të prishura, a thua se trotuari do t’ja marrë votat atij tjetrit. Ti s’ke as strategji, as oratorin e duhur për një fushatë dinjitoze, dhe kjo vetëm fushatë nuk është. Dobët shumë!!

Në fakt, prandaj të zgjodhën, se vetëm t’i i bëje punë Velias.

E treta- Neës Flash – diaspora po mblidhet t’a marrë drejtimin vetë sepse PD-ja është katandisur në nivelin tënd dhe të Adriana Kalasë dhe na ka zhgënjyer të gjithëve.

E ndërkohë që mirësia e disave do mbledh disa militantë në emër të Berishës, shumë pak do jenë nga Tirana dhe s’kanë lidhje fare me fushatën për Bashkinë e Tiranës. Por kjo është hipokrizia e radhës dhe komedia s’ka fund”, shkruan ajo.

Kujtojmë se, Kokalari, e cila njihet për marrëdhënien e saj me kryebashkiakun Erion Veliaj, nuk i ka kursyer sulmet as në kohë fushate, kur kanë mbetur vetëm pak muaj nga zgjedhjet vendore të 14 majit./CNA.al

Read Previous

FBI shkon për kontroll në shtëpinë e Bien

Read Next

Këlliçi dhe Bylykbashi takime në Kongresin Amerikan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *