Çmimi rekord për një apartament në Hong Kong

Një apartament i cili u shit për 82 milionë dollarë në Rajoni me Status Special Administrativ në Hong Kong, Kinës, u bë rezidenca më e paguar për metër katror në Azi.
Sipas lajmeve të gazetës South China Morning Post, apartamenti në lagjen Victoria Peak në Hong Kong u ble nga biznesmeni Lau Chauin, trashëgimtar i Grupit të Kompanive Heungkong me seli në Guangcou.

Ky është çmimi më i lartë për metër katror në Azi

Lau, pagoi 18,000,050 dollarë për metër katror për apartamentin prej 4,544 metrash katrorë në zonën e Mount Nicholson. Dhe ky është çmimi më i lartë për metër katror i paguar për një apartament në Azi.

Më herët në rajonin Mid Levels në Hong Kong, në një kompleks rezidencial në Bulevardin Borett 21, një apartament ishte shitur në vlerën e 17,430 dollarë për metër katror.

Nga ana tjetër Lau, po në të njëjtin kompleks bleu edhe apartamentin me nr. 16C me një vlerë prej    71 890 000 dollarë, ose 17 180 dollarë për metër katror.

Hong Kong da satılan daireye rekor fiyat #2

“Hong Kong-asit e Rinj”

Në dy vitet e fundit në Hong Kong, afërsisht gjysma e rezidencave ultra luksoze janë blerë nga klientë të cilët vijnë nga pjesa kontinentale e Kinës.

Të ashtuquajturit “Hong Kong-asit e rinj”, këta  blerës që vijnë nga pjesa kontinentale e Kinës, zotërojnë 60 për qind të apartamenteve të dy rezidencave luksoze, Mount Nicholson dhe në Bulevardin Borett 21, në Hong Kong.

Hong Kong da satılan daireye rekor fiyat #3

©Kumtari.al


 

Read Previous

Basha përkujton liberalizimin e vizave

Read Next

Kryetari i Bashkisë ndeshet në ring