Çmimi Nobel në Letërsi 2021

Fituesi i Çmimit Nobel në Letërsi për këtë vit është Abdulrazak Gurnah.

Romancieri Abdulrazak Gurnah e përfiton këtë çmim “për depërtimin e tij të pakompromis dhe të dhimbsur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në ndasinë midis kulturave dhe kontinenteve”.

Gurnah u lind në ishullin Zanzibar në Oqeanin Indian në vitin 1948, por mbërriti në Angli si refugjat në fund të viteve 1960.

Ai është botues i dhjetë romaneve dhe një numër tregimesh. Tema e përçarjes së refugjatit është gjithmonë pjesë e punës së tij.

kumtari.al

Read Previous

Burokraci me Ballkanin Perëndimor

Read Next

Afganët në pritje për t’u pajisur me pasaporta