Çim Peka publikon listën e finacuesve të bizneseve të familjes Basha, nuk mungon komenti i Berishës

Pas akuzave të Bashës në drejtim të mediumit syri.net dhe syri TV, ka ardhur reagimi i botuesit të kësaj medie, Çim Peka.

Peka akuzon Bashën dhe familjarë të tij për përfitime nga ‘oligarkët’, këtë akuzë Peka e shoqëron edhe me disa foto bashkëngjitur statusit në Facebook.

Postimi i Pekës:

Lul, keto jane disa nga faturat qe “oligarket” i paguajne kunatit tend. Asnje nga gazetaret e Syrit nuk te ka marre te te ankohet per bravat e Syrit, por familjaret tuaj me jane justifikuar kur nderpreve protestat se: “Nuk do bej Luli 7-14 vjet burg per pastrim parash, qe te vijne demokratet ne pushtet”. Berisha edhe mund te te fale, por Syri jo. Nderkohe qe gazetarit e Syrit merreshin ne qeli nga policia qe ti te vije ne pushtet, kunati paguhej nga oligarket dhe Rama. Vazhdojme..

Por, nuk mungos as komenti i Sali Berishës në postimin e Pekës në Facebook, siç tregohet në foton e mëposhtëme:

Read Previous

‘Pema e përjetësisë’/ Ulliri më i vjetër në botë

Read Next

Basha akuzon Berishën për 21 janarin 2011, harron që ka qenë Ministri i Brendshëm i asaj kohe