Chris Cuomo i CNN u pezullua për shkak të ndihmës që i dha vëllait të tij guvernatorit

Ylli i CNN, Chris Cuomo është pezulluar për një kohë të pacaktuar për shkak të ndihmës që i dha vëllait të tij ish-guvernatorit të Nju Jorkut, ndërsa ai po luftonte me akuzat për abuzim seksual, raporton BBC.

Vendimi erdhi pasi prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut publikoi dokumente të reja që tregonin shtrirjen e punës së tij për vëllain më të madh, Andrew Cuomo. CNN tha se dokumentet tregojnë “një nivel më të lartë të përfshirjes në përpjekjet e vëllait të tij nga sa dinim më parë”.

Andrew Cuomo dha dorëheqjen në gusht pasi prokurorët thanë se ai ngacmonte stafin. Përpjekjet në prapaskenë të Chris Cuomo për të ndihmuar vëllain e tij politikan u konsideruan gjerësisht si një shkelje e etikës gazetareske në industrinë e medias. Publikimi i mijëra faqeve nga Prokurorja e Përgjithshme Letitia James të hënën tregojnë se Chris Cuomo vazhdimisht ushtronte presion ndaj stafit të guvernatorit për ta lënë atë të luante një rol më të madh në mbrojtjen e vëllait të tij.

“Duhet të më besoni mua,” i dërgoi ai mesazh Melissa DeRosa, sekretares së guvernatorit, në mars. “Ne po bëjmë gabime që nuk mund t’i përballojmë,” shtoi ai.

Vitin e kaluar CNN pezulloi shkurtimisht rregullin e tij që ndalonte Cuomo të fustevëllain e tij në transmetim, pasi Nju Jorku u bë epiqendra globale e pandemisë së koronavirusit. Prezantuesi filloi të intervistonte vëllain e tij në transmetim dhe të lavdëronte udhëheqjen e tij si guvernator.

©Kumtari.al

Read Previous

Fakte marramendëse për ekonominë e Rusisë

Read Next

Adriana Matoshi kalon me sukses operacionin