Çfarë po ndodh me Festivalin e Këngës në RTSH?/Një tjetër këngëtar tërhiqet nga gara

Pas largimit të këngëtareve, Kejsi Tola dhe Samanta Karavella, nga gara në Festivalin e Këngës në RTSH, së fundmi është tërhequr edhe Sardi Struga.

Pas performancës këtë të premte në “Dancing With The Stars”, Sardi iu përgjigj pyetjes së Eno Popit, në lidhje me lajmin e tërheqjes nga Festivali i RTSH-së.

“Jam tërhequr për çështje personale nga Festivali. Megjithatë, jam shumë i emocionuar tani, mbase mund të flas ndonjë fjalë gabim dhe s’do të doja të shprehesha gabim. Por do ta sqaroj, do ta sqaroj në vazhdim”, tha Sardi, duke mos dhënë detaje.

Ndërkohë kujtojmë që as Kejsi me Samantën nuk dhanë arsye për largimin e tyre, por burime të afërta me artistet thanë se mes të tjerave, impenjimi ishte një faktor i rëndësishëm që i ka bërë ato të tërhiqen.

Read Previous

Vrasja e Liridonës, kasaphanë në llumin e ndyrësisë së qenies ende me koshiencë

Read Next

Itali, gjendet piktura e famshme e humbur 5 dekada më parë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *