Çfarë mund të ketë ndodhur? /Prishet miqësia mes çifteve Beckham dhe Princ Harry-t e Meghan Markle

David Beckham dhe bashkëshortja e tij Victoria, janë akuzuar për zbulim dhe shfrytëzim të të ardhurave të Princ Harry-t dhe Meghan Markle. Një akuzë shumë e rëndë për dy miq të konsideruar besnik të familjes mbretërore.

Pas kësaj legjenda e futbollit thuhet se i ka dhënë fund miqësisë me Meghan dhe Harry-n. “Beckham i cili i konsideron të gjitha këto shpifje, po shfaqet shumë i tensionuar me Princ Harry-n dhe Meghan Markle pas një telefonate që u zhvillua mes tyre”, u shpreh një burim për ‘The Mail’.

David dhe Victoria Beckham ishin ndër miqtë më të ngushtë të çiftit, veçanërisht që prej vitit 2018 kur këta të fundit kurorëzuan dashurinë e tyre.

Por kjo nuk ka qenë e vetmja marrëdhënie miqësie e prishur, po ashtu mësohet se Meghan i ka prishur relatat edhe me një grua tjetër të quajtur Victoria, që për ta ishte e rëndësishme. Victoria Jackson është një biznesmene me ndikim për Princ Harryn dhe Meghan, në Kaliforni.

Megjithatë siç ndodh shpesh disa marrëdhënie prishen dhe disa të tjera rregullohen.

Thuhet se Meghan tashmë ka krijuar një rreth të ngushtë miqsh në Hollywood,  në të cilët ajo gjen shumë mbështetje në këto momente të vështira që është duke kaluar me jetën e saj. Ajo ka marrëdhënie të mira me stilisten e flokëve Amanda Leone si dhe manjatin e Hollywood- it Ari Emanuel, CEO- n e ‘William Morris Endeavour’ dhe gruan e tij, stilisten Sarah Staudinger, etj.

Read Previous

Arriti edhe kjo ditë / Mamaja e Kiarës dhe ajo e Luizit fotografohen bashkë

Read Next

Karkaleci surprizon Erjola Docin në skenë