Çështja Beketi/ Kallëzohen në SPAK Rama, Veliaj, Agaçi e Balluku

Emri i kryeministrit Edi Rama gjendet në krye të listës së disa zyrtarëve të lartë shtetërorë, të kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për disa vepra penale, përfshirë “pjesëmarrje në organizaë kriminale”, shpërdorim detyre dhe korrupsion, pas vendimit të Arbitrazhit Ndërkombëtar që gjobiti shtetin shqiptar me 110 milionë euro, në çështjen përballë biznesmenit italian, Francesko Beketi.

Krahas Ramës, në SPAK janë kallëzuar për këtë çështje edhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë; kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj; Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ish.zv.kryeministri Arben Ahmetaj; si edhe ish-përfaqësueset e Avokaturës së Shtetit, Alma Hicka dhe Edlira Kokona.

Juristja Adriana Kalaja, Kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë, në cilësinë e kallëzueses, kërkon nga Prokuroria e Posaçme që të zhvillojë hetim penal për të gjithë zyrtarët e lartë, të cilët dyshohet se janë përgjegjës për konfliktin e krijuar me biznesmenin Beketi dhe, si rrjedhojë, edhe për gjobën 110 milionë euro që iu vendos shtetit shqiptar.

Kalaja e ka mbështetur kallëzimin e saj në pasazhe domethënëse të vendimit të Arbitrazhit të Bankës Botërore, i cili mori formë të prerë në fund të Marsit 2023.

Sipas atij vendimi, qeveria shqiptare goditi admninistrativisht dhe penalisht bizneset e Francesko Beketit për arsye politike, pasi nuk ishin dakord me vijën editoriale të televizionit “Agon Channel”, në pronësi të sipërmarrësit italian.

 

Read Previous

Aksidentohen rëndë dy autobusë të Bashkisë së Tiranës, 6 të plagosur

Read Next

Vasili: Sulmi i Ramës ndaj Gjergji Mërkurit, i patolerueshëm