Celibashi e pranon se kryetar i PD është Sali Berisha, por frika “ruan vreshtin”, jo ligji

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi po shqyrton dy kërkesat e përfaqësuesve të PD, për regjistrimin e partisë në zgjedhjet e 14 Majit.

Sipas Clibashit, në perceptimin e tij kreu i PD është Sali Berisha, por kjo duhet të pasqyrohet në një dokument zyrtar.

Në perceptimin tim Sali Berisha është kryetar i PD por nuk ndryshon asgjë në përputhje me ligjin.

Dokumentet tregojnë se kush përfaqëson partinë”, tha Celibashi.

Nuk është KQZ që vendos se kush është përfaqësuesi i një partie politike, për aq kohë sa nuk është KQZ, këtë e merr nga një palë e tretë. E ka përcaktuar ligji i partive politike dhe kodi zgjedhor që përcakton se kush është organi që vendos për drejtimin e partive politike. Është gjykata dhe një dokument që vjen prej gjykatës që përcakton se kush është drejtuesi i një partie politike. Kjo është e qartë për këdo dhe është e kotë që të vazhdojmë diskutimet.

Në nenin 9 të ligjit për partitë politike thuhet se regjistrimi i partive bëhet në shkallën e parë të rrethit Tiranë që mban edhe regjistrin e partive politike. Anëtarësia e një partie politike mund të njohin për drejtues të një partie këdo që ata çmojnë dhe vlerësojnë, por për ligjin dhe institucionet publike, përfshi edhe KQZ-në, ajo që merret në referencë është dokumenti zyrtar.

Do të ishte shumë e dëmshme nëse KQZ do ta merrte këtë vendim bazuar mbi perceptime dhe fakte publike, për sa kohë që ekziston një dokument zyrtar që vërteton një fakt. Unë mund ta pranoj që në perceptimin tim Berisha është kryetar i PD-së, por nuk ndryshon asgjë në përputhje me ligjin pasi duhet të marr në konsideratë një dokument zyrtar të gjykatës“, tha ai

Read Previous

Pasi ka vënë përudh asgjesimin e saj, Rama e quan dërr-dërr opozitën e vendit

Read Next

Dha një intervistë për Zërin e Amerikës/ Publikohet urdhëri për shkarkimin e drejtorit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta