Çanta e rëndë dëmton fëmijën/ Rreziku nga skolioza. Mjekët: Duhet të peshojë sa 10% e trupit

Sipas mjekeve ortopedë, çanta të mëdha të shkollës të mbushura me shumë libra janë një ndër faktorët që ndikojnë në shtrembërimin e shtyllës kurrizore dhe krijimin e skoliozave te cilat janë shtuar shumë të fëmijët e shkollave.

“Mesatarisht janë 4-5 raste në javë, por këto janë ato që kapen nga prindërit. Ndërkohë që nuk dallohet lehtë deri kur të fillojë dhimbja”- shprehet Zamir Demiraj, shef i shërbimit të ortopedisë në Spitalin e Traumës.

Por sa duhet të peshojë çanta që mban në shpinë nxënësi?

“Pesha e çantës nuk duhet të kalojë 10 % të peshës trupore të fëmijës”- shton Demiraj.

Përveç çantës se shkollës edhe përdorimi i teknologjisë ndikon në përkeqësimin e skoliozave, sipas mjekut,

Nëse kapen në kohë këto shtrembërime të shtyllës kurrizor siç janë skoliozat ato mund të rikuperojnë me fizioterapi duke e ndjekur ne mënyre të vazhdueshme nga gjashte muaj deri dhe dy vjet fëmijën.

Një skolizoe e patrajtuar sipas mjekut në moshën adulte do të çojë në dhimbje duke prishur cilësinë e jetës./ TopChannel

Read Previous

Gazprom kërcënon se do ta lërë Gjermaninë pa gaz

Read Next

Aksident në Fier/ makina përmbyset në mes të rrugës