Buzhala: Veliaj nuk e kupton Ibrahim Rugovën, ai kupton vetëm biznesin e plehrave

Nga Berat Buzhala

Erion Veliaj nuk e kupton Ibrahim Rugovën!

Nuk është në lartësinë e duhur, kështu që nuk mund ta shohë atë. Atij i duket normale që t’ia heqë emrin prej një pjese të rrugës, duke ia falur atë dikujt tjetër. A thua rruga po e nderonte Rugovën dhe jo anasjelltas.

Lali Eri e kupton biznesin e plehrave shumë më mirë se sa peshën kombëtare të figurës së Ibrahim Rugovës.

Për Erionin, disa metra më shumë rrugë, a disa metra me pak rrugë, janë biznes, janë vota, janë tregti. Janë tregti edhe kur jepen tendera për t’i shtruar ato, e janë tregti edhe kur vendosin t’i pagëzojnë ato rrugë.

Prandaj, ai pa menduar dy here e ka copëtuar përgjysmë rrugën që e mbante emrin e liderit historik të Kosovës, duke e kryer kështu një akt vandal.

Lali Erit i është dukur normale një gjë e tillë. Jam i bindur që tash ai është i shokuar me reagimet nga Prishtina.

Politikanë të kallëpit të Erionit presin reagime veç kur dikush dikujt ia merr një tender, e jo për tema të kësaj natyre. Kryebashkiaku i Tiranes ka qenë i bindur që e ka bërë gjënë e duhur, kur ka arritur që nga një rruge t’i pjellë dy, duke i kënaqur kështu komunistët e Tiranës.

Mjaft ironike, por Ibrahim Rugovës babën ia kane vra komunistët.

Kjo përbuzje dhe ky nënçmim nuk duhet të kalojë kaq lehtë. Një sjellje e këtillë është neveritëse.

Read Previous

A ka shqiptarë mes viktimave? Flet ambasadori shqiptar.

Read Next

“The Sun”: Bandat shqiptare gjejnë rrugë të reja për trafikimin e emigrantëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *