Burri i Besa Shahinit: Rama është bullizues me vartësit

Kryetari i PSD-së në Kosovë, Dardan Molliqaj ka komentuar raportin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë Edi Rama.

Molliqaj që është edhe bashkëshorti i ish-ministres së arsimit, Besa Shahini thotë se Rama është bullizues dhe këtë e tregoi edhe gjatë takimit që mbajtën të dyja qeveritë në Prishtinë.

“Unë kam problem me Ramën. Mendoj se është i papranueshëm bullizmi i Edi Ramës ndaj Albin Kurtit që u ushtrua këtë herë. Ai e ushtroi bullizmin edhe ndaj ministrave.

Këtë e bën edhe ndaj ministrave të tij. Por besoj se problemi qëndron diku tjetër. Qëndron në faktin se ky bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri është problem për dikë”, – tha Molliqaj.

Molliqaj njihet edhe për qëndrimet kritike që mban ndaj Albin Kurtit për të cilin tha se tashmë është bërë “kosovocentrik” dhe se tek ai e gjejnë strehën kosovocentrikët që të sulmojnë Ramën”.

“Besoj që të dy kanë përgjegjësitë e tyre, por Kurtit po i konvenon. Ai ka ndërruar gëzofin ose ata që e vesh veten. Nga një nacionalist shqiptar është bërë kosovocentrik. Pasi fitoi u bë.

Tash e ke vërejtur, ata që janë kosovocentrikë, unë nuk jam, por kanë të drejtë njerëzit të jenë, kanë gjetur strehë të Kurti për ta kritikuar Ramën. As Ramën nuk e kritikojnë për atë arsye. Por duan ta sulmojnë Shqipërinë” – tha Molliqaj në T7.

Read Previous

Policia jep detaje nga shpërthimi me tritol në hotelin e ish-drejtorit të ALUIZNIT Sarandë

Read Next

Draghi ikën i pari nga samiti i NATOS. Rretikon t’i rrëzohet qeveria