Buka e gojës dhe goja e mendjes

Nga Elona Caslli

Lulzim Basha në një konferencë për shtyp ka përdorur dje një terminologji që fyen jo vetëm gazetaren së cilës iu drejtua mesazhi, por çdo shqiptar të ndershëm në këtë vend. I gjendur përballē një pyetjeje që mesa duket zotit Basha nuk i pëlqeu, ai iu përgjigj gazetares- E di që punoni për bukën e gojës në atë televizion.

Së pari, zotit Basha dua t’i sjell në vëmendje se ekzistojnë qindra mënyra për ta shmangur një pyetje dhe për të mos fyer atë që bën pyetjen. Reduktimi i një gazetareje deri tek buka e gojës nuk i bën nder fillimisht zotit Basha e mandej është fyerje për gazetaren.

Thonë se në jetë dikush ka të drejtë ta shohë dikë nga lart veçse kur ky i fundit është rrëzuar dhe ka ndërmend ta ndihmojë të ngrihet. Çdo njeri cilido qoftë ai, është i denjë për respekt.

Në vitin 2021 të përdorësh bukën e gojës si argument logjik për t’iu kundërvënë dikujt është e dënueshme.

Unë nuk e di në cilin realitet jeton zoti Basha, por sipas të dhënave të fundit një pjesë e mirë e shqiptarëve punojnë veçse për bukën e gojës dhe sulmi i bërë gazetares duhet të jetë sulm për qeverisjen aktuale në radhë të parë e mandej pikë kyçe reflektimi për opozitën.

Post Scriptum- Zotit Basha duhet t’i kishte folur goja e mendjes dhe duhet të kish kuptuar se fyerja nuk është argument dhe as përgjigje.

©Kumtari.al

 

Read Previous

Peticion i komunitetit çam në SHBA drejtuar Presidentit Harry Truman

Read Next

Epidemiologu Ilir Alimehmeti: Omicron do të bëhet mbizotërues në javët që vijnë