Bujar Nishani: Nga Foltorja e Librazhdit vijon lëvizja historike për ndryshim

Buajr Nishani, me anë të një postimi në rrjetin social facebook, ka bërë të ditur se sot do të jetë i pranishëm në foltoren që do të mbahet në Librazhd.
“Sot vijon Lëvizja historike për ndryshim”- shkruan Nishani.
Postimi i plotë
Të nderuar miq, sot pasdite do t’ju bashkohem demokrateve dhe demokratëve të Librazhdit në takimin e Lëvizjes për shpëtimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike.
Foltorja e z. Berisha sot në Librazhd do të bashkojë të gjitha gjeneratat e identitetit, historisë dhe të ardhmes së PD në atë krahinë.
Demokratët e Librazhdit dhe zonës përreth kanë qenë këto 8 vite të shkuara, pjesa më e diskriminuar, më e dhunuar, më e fyer nga rregjimi më i egër anti PD, që tashmë ka marrë peng edhe Selinë e Partisë tonë, duke tentuar poshtërimin e kësaj partie për të projektuar opozitën e përjetshme për demokratët.
Sot vijon Lëvizja historike për ndryshim !
Partia Demokratike do të rikthehet tek vlerat e saja dhe forca drejt pushtetit e këtë mundet ta realizojnë vetëm demokratët e vërtetë, demokratët e bazës, të cilët as blihen nga kusarët e pushtetit e as friken nga sharlatanët pengje të aferave me pushtetin.
© Kumtari.al

Read Previous

Intervista e Meghan për Ellen DeGeneres / Cfarë zbuloi dukesha për publikun?

Read Next

Mario Roques / Studiuesi francez që iu kushtua teksteve të vjetra të shqipes së shkruar