Britney Spears humb fëmijën

Britney Spears ka ndarë me fansat një lajm të trishtë. Këngëtarja ka pësuar abort dhe ka humbur fëmijën. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, 40-vjeçarja tha se së bashku me partnerin e saj po kalojnë një periudhë të trishtë.

Me pikëllim të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën në fillim të shtatzënisë”,- shkruan Britney. Këngëtarja ka shkruar se është penduar që e bëri lajmin publik aq herët.

Ndoshta duhet të kishim pritur më shumë për të parë se si do të shkonte gjithçka, por kur bëhet fjalë për lajme të mira, nuk u përmbajtëm dot, ndaj e ndamë aq shpejt me ju.

Dashuria për njëri-tjetrin është forca jonë. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi që të zgjerojmë familjen tonë. Ju faleminderit për suportin. Ju kërkojmë me përulësi pak privatësi pas kësaj humbjeje të madhe”.

Read Previous

Artikulli në gazetën austriake “Kronen Zeitung”/ Reagon zëdhëni i Presidentit Meta

Read Next

Rama nis gjurmimin e shqiptarëve…