Brisha flet në koordinim me Metën për ‘qeverinë teknike’ në shtator

Ish kryeministri Sali Berisha u pyet sot për deklaratën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili tha se në shtator do të nisin përgatitjet për Qeveri teknike.

Sali Berisha: Nuk kemi diskutuar por teza jonë është kjo: Që Edi Rama duhet të largohet një ditë e më parë, pas largimit të kësaj qeverie, natyrisht detyra më themelore është pregatitja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

A do ngarkohet një qeveri teknike apo si do quhet ajo, apo “ad hoc” për të përgatitur zgjedhjet është dicka që do vendosin forcat politike por largimi i Ramës është absolut.

Read Previous

Manjani: Gusht është ende, por nëse shtatori e zë opozitën politike kështu si sot, nuk kemi gjë në terezi.

Read Next

Johnson & Johnson (J&J) do të ndalojë prodhimin dhe shitjen e pudrës së bebeve pas denoncimeve të shumta