Brataj : 22 mijë tifozë në stadium më pak rrisk se studentët në auditore

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha në Abcnews se objektivi kryesor i vaksinës te studentët dhe pedagogët është shëndeti.

Për grumbullimin e 22 mijë tifozëve në stadium, Brataj tha se përbënin më pak rrisk se studentët në auditore, për shkak të kohës më shtë shkurtër të ekspozimit.

“Studentët janë pjesa më e ndjeshme dhe më aktive dhe mund të influencohen nga shumë gjëra. Edhe një mësues që shkon në shkollë, ndoshta detyrohet më shumë sepse humbet punën. Objektivi kryesor është shëndeti. Unë vë në plan të parë shëndetin e njerëzve. Është një zinxhir gjërash që kanë të bëjnë me ruajtjen e shëndetit të njerëzve.

“Në stadium ndodhi e njëjta gjë që u bë edhe në Europian dhe rezultati janë parë pas disa javësh. Masat janë në fuqi. Nuk u hoq vendimi. Le të përgjigjet kush nuk e zbaton. Unë jam ekspert. 22 mijë persona që rrinë 1 orë e gjysmë ndërsa studentët do të rrinë 9 muaj. Koha e ekspozimit më e gjatë dhe objekti i grumbullimit. Jetojmë akoma në pandemi dhe po logjikojmë sikur ka kaluar çdo gjë.”

kumtari.al

 

Read Previous

Tërbimi i gjelbër i Mbretëreshës: Monarkja thotë se është “irrituar” nga udhëheqësit botërorë që “flasin por nuk bëjnë gjë”.

Read Next

Rodrigo Duterte mund t’ia kalojë postin vajzës së tij, Sara Duterte