Braçe në gjurmët e Blushit dhe Bushatit, siç duket është metodë që nuk të le pa gjë

Deputeti socialist, Erion Braçe ka lëshuar një “lumë” kritikash për qeverinë gjatë seancës plenare të Kuvendit ku po diskutohet për projekt-buxhetin e vitit 2022. Në fjalën e tij ish-zëvendëskryeministri u ankua sa i përket qasjes së qeverisë ndaj kategorive të njerëzve në nevojë për të cilat ai paraqiti edhe 2 raste konkrete të personave të cilët ishin me aftësi të kufizuar dhe u ishte ndërprerë ndihma ekonomike nga shteti.

Më tej Braçe tha se politikat e ndjekura po godisnin rëndë bujqësinë dhe bujqit të cilët sipas tij po shtrydhen nga skema e TVSH-së të cilën e konsideroi si të pabarabartë.

Deputeti socialist, Erion Braçe në Kuvend

Keni bërë mirë që keni nisur të ulni deficitin primar. Keni bërë mirë që keni nisur të ulni borxhin publik, keni bërë mirë që këtë vit do paguajmë 250 lekë investime për cdo 100 lekë borxh.

Qeveria dhe konsumi i tillë ishte zgjedhja jonë, ajo që mua më shqetëson është efektiviteti i financave publike, transparenca jo e plotë, dëmtimi i garës, vendosja e pabarazisë, kur duhet të ishte një instrument që zgjedh ndershëm. Rroga do paguajmë 900 milionë dollar. Rroga në sektorin publik është rritur. Por a e justifikojnë adminsitratorët tanë këtë? Unë mendoj se jo.

Ndihma edhe pse rritet nuk mjafton, nuk ushqen dhe njerëz të sëmurë nuk mund të marrin ndihma ekonomike. Këto janë disa raste të cilat janë njerëz të gjymtuar dhe të kufizuar të cilët nuk marrin asnjë lloj ndihme ekonomike u janë ndërprerë prej muajsh. Për arsimin parauniversitar po financojmë miliona euro, por mendoj se është gabim sepse njëra është disiplina e cila po përdoret krahasuar me kurrikulën që përdoret në shkollat universitare.

Unë e kap veten gafil, duke parë në mjetet teknologjike ku u bëhet thirrje të rinjve për të bërë sa më shumë para.Ëndrrat me para ta shpifin, po ua them me plot gojën. Për investimet do paguhen miliona dollar.

Këtu vjen I juaji dhe flet këtu, e ndjek i yni. Por si nuk u ulëm njëherë, të flisnim për investimet në vend, t’ju pyes cdo bënit ju ndryshe në llogara, do e hapnit vrimën më lart apo më poshtë, po me Skavicën, po me aeroportet. Ky vend kaq është një copë vend është. Sa për kontratktorët ka drejtësi që mund të merret me të. Dëgjova një debat për 130 milionë dollar për PPP-të. Po a e dini ju se ne paguajmë nga cdo vit nga 100 milionë euro për kontraktorët tuaj?

Ajo që dua të them për paketën fiskale, ajo që mua më dhemb është bujqësia dhe bujqit. E keni nisur në 2018 goditja dhe vazhdon goditja me skemën e TVSH-së të pabarabartë në hyrje dhe në dalje, vazhdon goditja e habitshme edhe në prodhimin e bujqve. Ndërkohë që godasim bujqit nuk prekim përjashtimet për ndërtuesit. Sot që flasim ndërtesat në zonë rezidenciale nuk i prekim. Sot flasim gjithë ditën për taksën mbi qumështin pluhur por nuk flasim për dëmin që po u bëhet bujqve për prodhimin e qumështit. Të ndërtojmë një sistem, të krijojmë bursën që bujku ta dijë sesa ta shesë prodhimin e tij. Të mbajmë përjashtimin në inputet bujqësore, të clirojmë tregun nga matrapazët dhe karteli i inputeve bujqësore

Fermerët po shtrydhen, nga njëra anë furnizuesit e farave, nga ana tjetër përfitimi i fermerëve nga vlera e produkteve të tyre bujqësore ka rënë, nuk janë fjalët e mia, janë fjalët e presidentit Joe Biden në 9 korrik të vitit 2021. Më gjithë cfarë janë thënë, ju duarttrokas por nuk besoj se jemi më mirë se Amerika, betejë do bëjmë.

Read Previous

Albin Kurti surprizon me ministrin e ri të Shëndetësisë, kush është ish-këshilltari shqiptaro-amerikan i Thaçit

Read Next

Imazhet e Tokës gjatë natës na tregojnë se si qytetet rriten dhe evoluojnë