Bora, ministrja që i ka mendimet më të lehta se flokët e borës

Ministrja rilindase e qverisë Rama 3 nuk “zhgënjen” me reagimet e saj. Sot ministrja për Fëmijët dhe Rininë është pyetur për vrasjen e Klodian Rashës, pasi sot u bë një vit nga ngjarja tragjike.

Të riut i mori jetën polici i patrullës, por ministrja duket se është e painformuar. Ajo u pyet sot nga gazetarët për këtë ngjarje, por mesazhi i ministres është shumë i vështirë për tu deshifruar. Muzhaqi bën lidhjen me ndërgjegjësimin, por me pak fjalë nuk di ç’thotë.

“Kur vjen puna për tu marrë me pjesën e mbrojtjes apo sigurimit të të drejtave të të rinvje është ndërgjegjësimi.  Kuptimi për mënyrën si ata duhet të jenë më të ndërgjegjshëm për të drejtat e tyre por dhe institucionet në vetvete”, u shpreh ministrja.

Read Previous

Olaf Scholz betohet si kancelar / Merkel spektatore

Read Next

Biden le Ukrainën në mëshirë të fatit, vetëm sanksione ekonomike Rusisë, jo ndërhyrje ushtarake