Bolsonaro: Gjykata e Lartë braziliane hap hetimet për komentet e tij rreth vaksinave

Gjykata e Lartë e Brazilit ka hapur një hetim mbi komentet e bëra nga presidenti Jair Bolsonaro, duke pretenduar gabimisht se vaksinat Covid-19 mund të rrisin mundësinë e infektimit me SIDA.

Komentet e bëra gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, në mediat sociale në tetor, u ndaluan përkohësisht nga Facebook dhe YouTube sipas politikave të tyre të lajmeve të rreme. Bolsonaro shpesh ka hedhur dyshime mbi efektivitetin e vaksinave. Ai tashmë po përballet me një hetim të veçantë për trajtimin e pandemisë, raporton BBC.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë më 24 tetor, Bolsonaro pohoi se raportet “sugjerojnë që njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 po zhvillojnë Sindromën e Fituar të Mungesës Imunologjike (Aids) shumë më shpejt se sa pritej”. Pohimi është hedhur poshtë me forcë nga shkencëtarët dhe ekspertët mjekësorë. Presidenti i sulmuar, i cili ka refuzuar të vaksinohet vetë, ka mbrojtur komentet dhe ka pohuar se ai thjesht po citonte një artikull nga një revistë. Të premten, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes vendosi se Bolsonaro kishte “përdorur modus operandi të skemave të shpërndarjes masive në rrjetet sociale”, gjë që kërkonte hetime të mëtejshme.

©Kumtari.al

Read Previous

Rusi-Ukrainë :Biden paralajmëron se nuk do të pranojë vijat e kuqe të vendosura nga Moska

Read Next

OBSH : Nuk ka ende asnjë vdekje të raportuar me Omicron