Boçi: Koha për të zgjidhur problematikat në Elbasan

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Elbasanin ka deklaruar para qytetarëve se bashkëpunimin e kërkon vetëm me ta.

Në statusin e tij në rrjetet sociale shkruan se gjithmonë e ka ngritur zërin për varfërinë, largimin e të rinjve nga vendi apo taksat e larta.

Boçi vijon më tej duke shkruar se ka ardhur momenti që të vazhdojë rrugëtimin dhe bashkëpunimin me qytetarët për të zgjidhur problematikat e mbartura nga ata që nuk e deshën Elbasanin.

Në këtë rrugëtim partneritetin e vetëm dua ta kem me ju.

Kam qenë i privilegjuar të kem qenë i mbështetur me votë për 4 mandate parlamentare nga ju.

 E kam ndjerë gjithnjë detyrimin për të bërë më shumë për nevojat bazike të mënyrës se si jetohet në qytet.

Nga foltorja e Parlamentit kam ngritur zërin kurdo që kam folur për ju, për ajrin tonë, për varfërinë e skajshme, për abuzimet e panumërta me taksat tona, për vrasjen e shpresës, për largimin e të rinjve, për mungesën e punësimit.

Sot ka ardhur koha që t’iu shtrëngoj dorën për ta nisur bashkë rrugëtimin që i jep zgjidhje të thjeshta problematikave të mbartura nga ata që s’e deshën dhe s’e duan Elbasanin tone!”, shkruan Boçi.

Read Previous

Ndihma ekonomike mbulon vetëm 20% të të varfërve në Shqipëri, ndër më të ulëtat në Europë

Read Next

Plarent Ndreca si Kokona, Berisha publikon dokumentet