Boçi: Ftoj kundërshtarin socialist të ballafaqohemi

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie në Elbasan, Luçiano Boçi deklaroi ka ftuar për një ballafaqim, kundërshtarin socialist, i cili është aktualisht kryebashkiak i qytetit, Gentjan Llatja.

Në një intervistë për ABC News, Boçi u shpreh se pas ballafaqimit mes tyre, duhet të vendosin qytetarët e Elbasanit.

Sipas Boçit, Llatja nuk ka bërë asgjë për qytetin dhe duhet të japë llogari para qytetarëve.

“Unë e shoh një kundërshtar i cili duhet të përgjigjet dhe duhet të japë llogari. Nuk dua të futem fare te cilësitë individuale, nuk merrem fare me cilësitë individuale të kundërshtarit tim, por merrem me sjelljen e tij drejtuese përgjatë katër viteve.

E udhëzoj dhe e orientoj që së pari të japë llogari për atë që ka bërë dhe nuk ka bërë për Elbasanin. Faktet ne i kemi dëshmuar dhe të japë llogari për atë pjesën e metodave parapolitike që i bën sot në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Njëkohësisht, thjesht e ftoj, e kam shumë miqësore, të vijë në debat, mundësisht edhe te studio juaj, apo në çfarëdo studio dhe të ballafaqojmë gjithçka që kemi për t’i paraqitur qytetarëve të Elbasanit.

Pasi të dëgjojnë këtë ballafaqim le të jenë qytetarët e Elbasanit që të vendosin”, theksoi ai.

Read Previous

Berisha: Kandidatët e Alibashës dhe Bravës janë paterica të Ramës dhe Veliajt

Read Next

Shtrëngohen kostot e jetesës, këto grupe ushqimesh janë rritur deri 20% në një vit