“BMW X6”-ta, gati për atentat/ Zbardhen të tjera detaje nga policia

Një tjetër detaj ka dalë në dritë për sa i përket atentatit të mundshëm që u parandalua nga policia e Elbasanit në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.

Makina u gjet në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, shumë pranë banesës së Erion Alibeajt.

Ky i fundit akuzohet si porositës i vrasjes së Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Ende nuk dihet nëse atentati i mundshëm ka të bëjë me Erion Alibeajn, por policia është duke vijuar hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

Kujtojmë se në automjetin “BMW X6” u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse, konkretisht benzinë.

Gjithashtu, në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë, të cilat janë sekuestruar nga blutë.

Read Previous

Drejtoria e Tatimeve, thirrje qytetarëve/ Kujdes! Denonconi këtë person

Read Next

Kishte përshtatur lokalin për shitjen e drogave të forta, në doza, arrestohet në flagrancë 46-vjeçarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *