Biden thotë se SHBA do të mbrojë Tajvanin në rast sulmi nga Kina

Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të dilnin në mbrojtje të Tajvanit nëse ishulli do të sulmohej nga Kina, komente që shprehnin një largim nga një politikë e kahershme e SHBA-së për “paqartësi strategjike”.
 
“Po,” u përgjigj ai kur u pyet nga CNN për mbrojtjen e Tajvanit, qeveria e të cilit ka qenë nën presion politik dhe ushtarak në rritje nga Pekini, i cili pretendon se ishulli është i veti. “Ne kemi një angazhim për këtë.”
 
 
SHBA-ja ka mbajtur për vite me radhë një politikë të “paqartësisë strategjike” sipas së cilës ofron mbështetje ushtarake për Tajvanin, por nuk premton në mënyrë eksplicite se do t’i vijë në ndihmë ishullit në rast të një sulmi kinez.
 
Shtëpia e Bardhë më vonë u tha gazetarëve se politika e SHBA-së kundrejtt Tajvanit “nuk kishte ndryshuar”.
 
“Marrëdhënia e mbrojtjes së SHBA-së me Tajvanin udhëhiqet nga Akti i Marrëdhënieve me Tajvanin. Ne do të mbajmë angazhimin tonë në bazë të Aktit, do të vazhdojmë të mbështesim vetëmbrojtjen e Tajvanit dhe do të vazhdojmë të kundërshtojmë çdo ndryshim të njëanshëm të status quo-së”, tha një zëdhënës.
 
Në gusht, një zyrtar i administratës Biden tha se politika amerikane ndaj Tajvanit nuk kishte ndryshuar, pasi presidenti dukej se sugjeronte që Shtetet e Bashkuara do të mbronin ishullin nëse sulmohej, transmeton Aljazeera.
 
.

Read Previous

Navalny e quan çmimin Saharov një ‘nder’, falënderon Parlamentin Evropian / Kremlini: Nuk e respektojmë vendimin

Read Next

Mbretëresha 95-vjeçare kalon natën në spital

Leave a Reply

Your email address will not be published.