Biden infektohet me COVID-19

Presidenti i SHBA, Joe Biden, është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije Shtëpia e Bardhë këtë të enjte.

“Këtë mëngjes Biden ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai është plotësisht i vaksinuar dhe me ato përforcuese, po përjeton disa simptoma të lehta.”-tha sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre.

Jean-Pierre tha se Shtëpia e Bardhë do të sigurojë një përditësim të situatës shëndetësore të Presidentit të SHBA, Joe Biden.
Sa i përket takimeve të planifikuara, Biden do i zhvillojë ato online përmes platformave digjitale.

Read Previous

Babloku i Surrelit

Read Next

Negociatat me Greqinë, për çështjen e detit/ Meta letër informuese Nikollës