Besnik Aliaj: Njerëzit janë të revoltuar, jemi njësoj si në prag të ndryshimeve të vitit 1990

Arkitekti dhe urabinisti Besnik Aliaj ka folur në takimin me kreun e demokratëve Sali Berisha, tha se njerëzit janë të revoltuar dhe se jemi njësoj si në kohën e fundviteve 1990.

Aliaj theksoi se në strategjinë elektorale për zgjedhjet e afërta lokale, Partia Demokratike duhet të ketë pikën e vetë më të fortë aleancën me qytetarët.

Aliaj: Sot duket sikur jemi vetëm. Ju thatë që ky qytet ka shkatërruar shpirtin e vet, nëpërmjet strategjisë së mos pasjes së planeve ose të bërjes së planeve që nuk konsiderojnë pikërisht qytetarët, komunitetin. Ne jemi në prag, njësoj si të ndryshimeve të fundviteve ’80. Njerëzit janë të revoltuar.

Në strategjinë tonë si forcë politike, si në strategjinë elektorale që do të ketë PD-ja në të gjitha bashkitë, pika më e fortë do të jetë aleanca me qytetarët. Jo si një ide social-demokrate, por si një ide për të ju kthyer realiteti me këmbë në tokë, duke pranuar edhe gabimet tona, që nuk kanë të krahasuar me gabimet dhe marrëzitë që janë bërë gjatë këtyre viteve, nga mungesa e planit.

Read Previous

Papa: Lufta e Tretë Botërore ka filluar

Read Next

“Një dorë e mistershme ka shpëtuar nga djegia e dosjes atë që duhet për ta demaskuar”, ky është e-maili anonim që vuri në lëvizje Autoritetin e Dosjeve për Metën: Ju japim 24 orë që…