Berisha: Skandali Rama-McGonigal nuk do të kalojë kurrë si të tjerat

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha se skandali Rama-McGonigal nuk do të kalojë kurrë si të tjerat.

“Çështja McGonigal nuk do të kalojë kurrë si të tjerat. Kjo është një çështje që ka tronditur thellë opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar. Çështja McGonigal është simbol i veprimeve më të zeza që një mafie ndërkombëtare ndërmerr ndaj një vendi. Jo më për asgjësimin e dy-tre personave, por të pluralizmit politik.

Të gjithë ata që u implikuan në këtë operacion të turpshëm, do marrin vendin që meritojnë. Ne jemi të vendosur të bëjmë një betejë të pamposhtur për të nxjerrë në dritë çdo fakt të këtij skandali.

Jemi vendosur të informojmë komisionin hetimor në SHBA, për veprimtarinë kriminale, antidemokratike dhe antikushtetuese të McGonigal dhe të çdo diplomati që ka vazhduar veprën e zezë të shkatërrimit të opozitës,” tha Berisha.

“SHBA janë vendi i lirisë, nuk janë kurrë dakord që të lënë një vend pa opozitë ose me opozitë kukull. Nuk do shmangemi derisa protestat të shkojnë drejt kauzës sonë. Ed Gonigali do ketë të njëjtin fat si ish-zyrtari i FBI, McGonigal. Lavdi Zotit ne qëndruam në kushtet më të jashtëzakonshme dhe garantoj se do ta ndjekim, gjer në zgjidhjen përfundimtare të Ed Gonigal dhe jo vetëm të tij”, tha Berisha.

Kreu i PD-së Sali Berisha pohoi sot se ka takime të prokurorëve të SPAK-ut me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal. I pyetur nga një qytetar për të dhënë emra, Berisha tha se çdo gjë do bëhet publike nëpërmjet komisionit hetimor parlamentar.

“Kam folur për prokurorë të SKAP-it, por e sigurt që s’janë vetëm ata. Çdo gjë do bëhet publike nëpërmjet komisionit hetimor parlamentar, i cili do jetë autoriteti zyrtar që do informojë opinionin publik shqiptar dhe atë të SHBA-ve për veprimtarinë e McGonigal, bashkëpunëtorëve të tij në qeverinë shqiptare me në krye Edi Ramën”, deklaroi Berisha.

Read Previous

Vasili: Protesta e 11 shkurtit do të jetë një uragan i jashtëzakonshëm për të çrrënjosur mafian

Read Next

Gripi i syrit/ Mjekët: Mostrajtimi në kohë e dëmton rëndë syrin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *