Berisha: Shumë shpejt, Rama do i thotë mirupafshim pushtetit

Kryetari i PD-së, Sali Berisha shprehet i bindur se Edi Rama do të largohet së shpejti nga pushteti.

Këtë të shtunë ishte neë Tropojë, në kuadër të fushatës për lokoalet e 14 Majit, nga ku shtroi pyetjen: A mund të votohet Edi Rama, që nga viti në vit, u zhyti ju, i zhyti të gjithë shqiptarët në varfëri dhe mjerim?

“Nga viti 2013 gjer më sot, çmimet arritën në stratosferë. Vetëm nga viti 2021-2022, secili prej jush ka paguar për ushqimet, 430 mijë lekë më shumë. Keni paguar dy pensione më shumë, pothuajse një rrogë më shumë. Jo vetëm që nuk rriti rrogat, por vuri bordet komuniste për t’ua rritur çmimet.  Nëse vendos tiraninë e varfërisë, ata nuk kanë alternativë tjetër vetëm të nisen për një jetë më të mirë. Ndaj edhe në tetë vite, si kurrë në historinë e këtij kombi, u larguan nga vendi një e treta e shqiptarëve. Ndryshimi është jetik! Shqipëria është në rrezik ekzistencial. Nëse vazhdohet me këto ritme, çfarë do mbetet në Shqipëri pas 16 vitesh? Është koha që secili t’i thërrasë vetëdijes së tij si shqiptar. Pavarësisht nga bindjet partiake, të ndahemi me këtë njeri. Me Edi Ramën, udhëtimi është një udhëtim drejt varfërisë, udhëtim drejt skamjes, udhëtim drejt boshatisjes së Shqipërisë, udhëtim drejt pasigurisë dhe krimit, udhëtim drejt vjedhjes së buxhetit dhe pasurisë së qytetarëve. 14 maji duhet të jetë fundi i tij, tha Berisha.

“U garantoj se pas rivendosjes së pluralizmit me votimin e Besnik Dushës në Tropojë, në një afat shumë të shkurtër, Edi Rama do i thotë mirupafshim pushtetit. Ose do shkoje te McGonigal, ose aty ku e kanë vendin kriminelët elektoralë, aty ku e kanë vendin ata që kanë vjedhur qindra milionë euro, ata që kanë kryer gjenocid ndaj shqiptarëve duke i larguar nga vendi i tyre. U bëj thirrje që këtë javë që ka mbetur, të ftoni çdo banor të këtij rrethi të dalë në zgjedhje. Nuk është koha më për zhgënjime. Është koha të votojmë, të votojmë ndryshimin, ndryshimi është në duart e gjithsecilit. Ne do fitojmë”, shtoi ai.

Më tej, premtoi se të gjitha institucionet do kthehen në Tropojë, do rindërtohet rrjeti elektrik i fshatrave dhe Autostrada e Alpeve.

“Asnjë votë për Rexh Byberin. Po iu drejtohem socialistëve: më thoni pak, cili prej jush ka votuar për emërimin e tij për kandidat bashkie? Cili prej jush është pyetur? Kurrë mos votoni për ata që për hir të xhepit, ndërrojnë parti. Çdo socialist i Tropojës është 10 herë me më shumë integritet se Rexh Byberi. U garantoj se kësaj radhe, askush nga Biberajt nuk do e votojë. 14 maji është ditë ndryshimi i madh, hapet rruga për rrëzimin e këtij regjimi monist. U garantoj se të gjitha institucionet do kthehen në Tropojë. U garantoj se i gjithë rrjeti elektrik i fshatrave të Tropojës do rindërtohet. U siguroj se Autostrada e Alpeve do jetë autostrada më panoramike e Ballkanit dhe Europës. Ju bëj thirrje malësorëve të Malësisë së Gjakovës kudo që janë, në Tiranë, në Shqipëri, në Kosovë, në Europë dhe kudo që ndodhen. Më 14 maj të vijnë dhe të votojnë. Tropoja ka nevojë jetike për votën e tyre, e cila kësaj radhe është votë misionare. Të vijnë dhe të firmosin ndryshimin, të firmosin fitoren”, tha Berisha.

Read Previous

Skandali me kryebashkiaken e Roskovecit/ Petrit Vasili, thirrje SPAK dhe KQZ-së

Read Next

Lotaria Amerikane/ Ja kur dalin rezultatet