Berisha: Shëndetësia sot është si në vitet ’60, kemi 1 mjek për 1200 banorë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar në Peqin kandidatin e primareve, Mustafa Pashjes.

Berisha është shprehur se kemi një sistem shëndetësor si në vitet 60, afërsisht 1 mjek pë 1200 banorë ndërsa raporti në europë është 1 mjek për 300 banorë.

“Sot kërkohet nga secili prej nesh, të ulemi, të bisedojmë njëri me tjetrin, siç u bashkuam si demokratë, dhe unë falënderoj të gjithë demokratët e Peqinit dhe deputeti që ju mbështet ju, sepse para këtij monizmi të bazuar në krimin, drogën, vjedhje nuk ka shqiptar që i thotë vetes shqiptar që në këtë moment nuk do të qëndrojë kundër tij.

Ndaj dhe ju ftoj të uleni me cilindo të njohur tuajin, në fshat dhe qytet, pavarësisht nga bindjet dhe ti thotë çfarë po ndodh me ne, çfarë ndodhi këto 8 vite. Pse u larguam ne nga Peqini dhe Shqipëria, më shumë se një gjeneratë 33-35 % e popullatës. Pse u larguan nga Peqini dhe Shqipëria në total mbi 1 mln shqiptarë. Vetëm në hapësirën e BE-së, 937 mijë shqiptarë. Nuk është statistikë e imja, është statistikë e Institutit të Statistikave të BE-së i cili e ka të bazuar në numërimin e të gjitha letërnjoftimeve, gjurmëve që kanë lënë shqiptarët duke hyrë në kufirin e vendeve të BE-së.

Sepse po lexoja sot, Çubrilloviçin shqipfolës, Edi Rama shkruante se këto janë trillime, mashtrime. Nuk trillon Eurostati ta dini mirë. Është instituti i statistikave më të sakta në botë. Edhe nuk ka asgjë me shqiptarët, përkudrazi thotë të vërtetën, por fatkeqësia është se këta autorë të kësaj drame, as nuk duan të ja dinë, as nuk e konsiderojnë.

A nuk ishte ky njeri që ju thoshte ju para dy vitesh se kemi 400 mjekë që presin për të filluar punën, në një kohë kur janë larguar 4 mijë mjekë, në një kohë kur ne jemi sot në sistemin shëndetësor, ua them me të dhënat shumë të sakta, njëlloj si në vitet ’60.

Por si jemi, pse jemi. Organizimi i sistemit shëndetësor, kujdesi shëndetësor ka një tregues themelor dhe ky tregues si në Shqipëri, Europë dhe botë është numri i mjekëve për banorë.

Në 2013 e kishim 1 me 600, Europa e kishte 1 me 300. Sot kemi shkuar 1 me 1200 dhe nuk dihet se ku mund të ndalemi, po rrokullisemi. Si e zgjidh ky, e zgjidh duke mashtruar.

Tani kujtohet se do të rrisë rrogat. Po 8 vite si i le shqiptarët, të zbresin, të rrokullisen nga më mirë të paguarit që ishin në 2013 në më keq të paguarit në Ballkan në vitin 2023. Çfarë ndodhi? Sot çdo rrogëtar, pensionist, merr një rrogë dhe një pension më të cilin ai blen 30% më pak se në 2013 për shkak të rritjes së çmimeve.

Çfarë ndodhi? Edi Rama ngriu rrogat në mënyrën më cinike, më ç’njerëzore ai ngriu pensionet. Po ça mund të bënte ai, do thoni ju. Ai para kishte, siç kishim ne para kur dyfishuam rrogat, siç kishim ne para kur dyfishuam pensionet, siç kishim ne para kur asfaltuam 11 mijë km rrugë, e ju jeni dëshmitarë.

Ai kishte më shumë. Po pse më shumë para? Dyfishoi taksat. Po pse më shumë para? Ne rritëm borxhin me 4.4 %. E gjetëm 58.2 dhe e dorëzuam ne 62.6. Sa e rriti zotëria e tij, me 43%, nga 62.6 në 107%. Po të kthehemi në miliarda, ka marrë 5 miliardë euro  borxh.

Me 5 miliardë euro ai nuk kishte asnjë pengesë të rriste 6 herë rrogat. 800 mln euro është fondi i përgjithshëm i rrogave në Shqipëri. Ai nuk kishte asnjë pengesë të rriste 3 herë rrogat e 3 herë pensionet.

Nuk po llogaris të ardhurat edhe ato 3-4 miliardë në vit, nga taksat e dyfishuara. Jo. Pse jo, sepse i vodhi.”

Read Previous

“Do të përfitojnë mbi 41 mijë biznese”/ Ja plani i Këlliçit për taksat në bashkinë e Tiranës

Read Next

“Trafiku i rënduar përkeqëson shëndetin e qytetarëve”, Meta: Plani i Këlliçit për transformimin e transportit urban është optimist