Berisha sfidon Dumanin: Nuk e prek dot me dorë pronarin e inceneratorit të Tiranës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar nga Vau i Dejës deklaratat e kreut të SPAK, Altin Dumanit për hetimet e aferës se inceneratorëve.

Berisha tha se SPAK po bën sikur heton, por po i mbyll hetimet se nuk ka fuqi ta prekë me dorë pronarin e vërtetë të inceneratorit të Tiranës.

Kreu i PD-së “sfidoi” Altin Dumanin, teksa tha se mund t’ja nisë ai të hënën dokumentat që tregojnë pronarin e inceneratorëve. Megjithatë, ai pretendon se kreu i SPAK nuk ka fuqi ta vërë para ligjit.

“Në qarkun e Tiranës dhe të Elbasanit janë 420 milionë euro kontrata për 3 djegësa dhe asnjë djegës nuk ekziston. Dhe prokuroria bën sikur heton. Në fakt, mbyll hetimet. Sot dëgjoja prokurorin sepse për djegësin e Tiranës, në të cilin Erion Veliaj dhe Edi Rama kanë vjedhur 53 milionë deri tani vetëm me tarifën e plehrave, nuk e dimë thonë se i kujt është sipërmarrja. Po dihet se e kujt është, po atë pronarin e vërtetë nuk e prek dot me dorë o zoti prokuror. Kjo është e vërteta, po ajo jetime nuk është. Dokumentat i ka Erion Veliaj, i ka Edi Rama, i ka dhe Sali Berisha dhe po të duash ditën e hënë t’i nis në prokurori. Por edhe po të t’i nis unë, ti nuk i hap dot ato sepse sipërmarrja është e Edi Ramës, është e Erion Veliajt, sepse ata vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin aty”, tha Berisha.

Read Previous

Meta: Numri i qendrave shëndetësorë në Tiranë, njësoj sa 30 vite më parë. Me programin e Këlliçit më shumë shërbime cilësore

Read Next

Alibeajn e braktis edhe këshilltari i ngushtë ligjor