Berisha: S’do njohim kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur

Sali Berisha deklaroi këtë të Shtunë se Partia Demokratike nuk do njohë kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi bazën e votave të vjedhura.

Sipas tij, manipulimi i zgjedhjeve nga mazhoranca ka filluar masivisht dhe shtoi se “ne po e ndjekim me intensitet”.

“Por ne qëndrojmë në vendimin tonë. Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës dhe demokratë nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur. Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama nuk ikën me votë. Se ky sot në këtë moment që flasim, narkoshtetin e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve. Përgjigja është vetëm një: vetëm revolucion”, tha Berisha gjatë një a komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale.

Po ashtu, gjatë fjalës së tij, Berisha paralajmëroi protesta të fuqishme.

“Demokratët bënë gabime, por i korrigjuan ata. Ata ia dolën që qytetarët shqiptarë të kenë rrogat më të larta në rajon, edhe se bullgarët dhe rumunët. Kjo trashëgimi fton çdo demokrat të qëndrojë fuqishëm. Protestat e fuqishme do jenë një drejtim themelor me të cilin ne synojmë të dridhim themelet e këtij regjimi të bazuar mbi krimin, vjedhjen dhe drogën”, u shpreh ai.

 

Read Previous

Këlliçi nis turin e dëgjimeve në Tiranë

Read Next

Berisha: Mos besoni asgjë nga Yuri Kim