Berisha-Ramës: Nëse rrit energjinë, do përballesh me revoltën më të madhe popullore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët, ka deklaruar se kryetema e javës është energjia. Berisha theksoi, se Shqipëria vitin e fundit ka prodhuar 2 terravat energji më tepër seç konsumon, ndërsa Rama kërcënon me rritje të çmimit të energjisë.

“Kryetemë e sotme e takimit me ju është kërcënimi që Edi Rama u bën qytetarëve shqiptarëve për ndërprerjet e energjisë dhe rritjen e çmimit të saj për konsumatorët”, u shpreh Berisha.

“Para se të komentoj këto deklarata të tij, dua të sqaroj shqiptarët se falë hyrjes në prodhim të kaskadës së Devollit, kaskadës së Fanit dhe mbi 50 HEC-eve të tjera, Shqipëria ka prodhuar në vitin 2021, rreh 90 terravat apo 8,9 terravat energji elektrike, prodhimi saj rekord që se ka pasur kurrë më parë. Pra, Shqipëria jo vetëm që nuk ka pasur mungesë të energjisë elektrike, por ka pasur një tepricë të mirë prej së paku 2 terravat eksport”, tha Berisha.

Ai e paralajmëroi Ramën se, nëse rrit çmimin e energjisë “do përballesh me revoltën më të madhe popullore”.

“Nëse guxon të rrisësh çmimin do të përballesh me revoltë të madhe. Iu bëj thirrje shqiptarëve të përgatitemi me të gjitha mundësitë ndaj këtij njeriu që është gati t’ju bëjë gjithçka për të pasuruar veten dhe familjarët e tij të nomeklaturës së PS. Edi Rama mos luaj me çmimin e energjisë përndryshe PD dhe fronti për shpëtimin e Shqipërisë do të përgatisë revoltën më të madhe. S’shtyhet më, ka tejkaluar çdo limit. Digat po zbrazen edhe tani që flasim”, u shpreh Berisha.

Read Previous

Berisha: Yuri Kim më nderoi duke mos më ftuar në festën e 100-vjetorit.

Read Next

Berisha tregon se kush është I.M. në Dosjen e ish-Sigurimit