Berisha: Rama ka të fshehura 200 milionë euro nga kompanitë “offshore”

Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama tundet dhe shkundet në takime me qytetarët duke menduar se kështu ata do të harrojnë vjedhjet që ai ka bërë.

Në prezantimin e kandidatit të Libohovës, Adil Xhelili, Berisha tha se raporti i OSBE i mbylli gojën Ramës pasi kishte të vjedhura 200 milionë euro në kompani offshore dhe nuk mund të fliste.

Ndër të tjera Berisha ka përmendur dhe rastin e një pacienti në Gjirokastër që ishte që ishte me apandecit dhe është dërguar në Tiranë pasi kushtet për të kryer opereacionet në Gjirokastër ishin të tmerrshme.

“Shqipëria është në mjerim Rama tundet e shkundet, hidhet përpjetë. Edi Rama ka mashtruar për shëndetësinë falas.Një i ri gjirokastrit e kapi apandeciti dhe nuk kishte mundësi të operohej dhe u nis nga Gjirokastra në Tiranë dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm në 8 vitet e fundit. Vet, më avionë në dispozion dhe me dhomë gjumi. Përdor çdo fjalë të pistë, por shqiptarët nuk të harrojnë ty kurrë. Nuk të harrojnë shqiptarët se sa more detyrën OSBE të dënuan me raport, ke të fshehura 200 milionë euro në kompani off-shore. Nuk fole asnjë fjalë për raportin. Nuk të harrojnë shqiptarët me dhejetëra qindra tendera që fitojnë familjarët e tu”, tha ai.

Read Previous

Veliaj, i shqetësuar për projektin e Këlliçit/ Më morën në telefon edhe nga Barcelona

Read Next

Thyhet dera e KZAZ në Kavajë