Berisha: Rama ka firmos aferën €420 milion, nëse SPAK do hetonte, ai shkon në burg

Kryetari i PD Sali Berisha deklaroi në një takim me të rinjtë në Durrës se kryeministri Edi Rama është ai që ka firmosur 420 mln euro për aferën korruptive të inceneratorëve.

Berisha tha se Rama ka firmosur aferën e madhe me negociata të mbyllura ndërsa shtoi se nëse SPAK do hetonte, kryeministri përfundon në qeli.

“420 mln euro aferë të djegësave e firmosi Edi Rama. Nëse lexoni akuzën e prokurorisë fillon, ‘për përdorim të paligjshëm në prokurim dhe korrupsion’.
Rama ka firmosur aferën e madhe me negociata të mbyllura, e cila është e kundërligjshme, që ja kanë kundërshtuar dhe Prokurimet Publike.
SPAK nuk merret me trungun, se po të merret, Rama përfundon në qeli. merret me degët, si ka shpërndarë Lefteri, ka vjedhur padyshim.

Nuk kapet nga erdhi kjo aferë. Ai firmosi me negociata të mbyllura. Ndodh gjithçka por jo pse u hap çështja, nuk hetohet. S’ka njeri më të rrezikshëm se ai. Rreziku i vërtetë i Shqipërisë.”-tha Berisha.

Read Previous

Berisha: Po të më ftonte në Bruksel Rama do të shkoja, por nuk do të shtrëngoja dorën me të

Read Next

Vala e të nxehtit mbërrin në Shqipëri, nesër temperaturat do të shkojnë në 42 gradë nën hije