Berisha: Rama albanofob, fyen gjuhën shqipe në Serbi

Kryeministri Edi Rama regjistroi një tjetër skandal dje në Serbi, kur e quajti gjuhën shqipe, një gjuhë të çuditshme.

Teksa fliste në Beograd në kuadër të Ballkanit të Hapur, Rama bëri një deklaratë që solli shumë zemërim në opinionin publik.

Në lidhje me këtë skandal reagoi edhe kryetari demokrat, Sali Berisha.

Teksa poston videon e Ramës, Berisha e quan atë një albanofob antishqiptar.

“Vetëm albanofobëve anti-shqiptar gjuha shqipe iu duket e çuditshme, për shqiptarët dhe miqtë e tyre ajo është gjuhë e bukur,” tha Berisha.

Read Previous

Zhduket 17-vjeçarja në Durrës/ E ëma denoncon në polici

Read Next

Gjithë kjo keqardhje nuk u shpreh kur ra Teatri; as për aferën e inçeneratorëve; as e as…