Berisha: Qeveria lumturohet nga rritja e çmimeve! Bordet janë shushunja

Kryetari i PD-së, Sali Berisha,  i ka denoncuar sërish sot, bordet e ngritura nga qeveria me synimin sipas saj, frenimin e çmimeve abuzive në këtë kohë krize.

Sipas Berishës, këto organizma nuk janë tjetër tjetër përveçse shushunja mbi qytetarët shqiptarë.

“Thirrje për të gjithë anëtarët e bordeve: largohuni nga bordet! Braktisini bordet sepse po merrni një rol të shëmtuar të mbrojtjes së një qeverie që vetëm vjedh. Unë ju garantoj se qëndrimi juaj në këto borde do t’u skalisë me të zeza në memorien e këtij vendi dhe këtij kombi. Çfarë biznesmenësh jeni ju që pranoni në kundërshtim me të gjitha rregullat e tregut në interes të një qeverie dhe një njeriu që vjedh nga mëngjesi në darkë, t’u caktoni shqiptarëve, çmimet?! Nga buron kjo fuqi?! Kush jua dha juve këtë?! Këto janë praktika staliniste antitreg, antikushtetuese…Ka vetëm një qëndrim kur rriten çmimet, indeksimi.”

Read Previous

Fuga: Negociatat nuk janë miting elektoral në Yzberisht

Read Next

Nis punimet Samiti i BE-së, në Kosovë kanë pritje për liberalizimin e vizave