Berisha: Pse e hoqi Rama ‘paruke’?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur dyshimet e forta duke treguar se çfarë fshihet pas dorëheqjes së Endri Fugës nga detyra e tij si drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim të Qeverisë.

Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama kan ngritur sipërmarrje në Singapor, ndaj dhe po dërgon Fugën pas parave në Singapor.

“Ju e dëgjuat, shqiptarët e dëgjuan. Para 3 ditësh dha dorëheqjen njeriu më i afërt i tij që ai e thërriste ‘parukja’, Fuga. Po pse dha dorëheqjen do thoni ju?

Sepse ka ngritur sipërmarrje në Singapor. Po, absolutisht. Të gjithëve iu kujtohet udhëtimi në Singapor i Edi Ramës. Ndokush mendon se u bë për interesa të qytetarëve.

Singapori është një vend që mund të mësohet shumë prej tij. U bë për interesa personale, sepse duhet të vendosen në bankat e Singaporit, dhe tani po dërgon Fugën pas parave në Singapor, kanë hapur ndërmarrje atje. E sigurtë!”, tha Berisha.

Read Previous

Nju Jork Tajms nuk i ndahet Ramës

Read Next

Këshilli Kombëtar i PD vendos si do hyjë në zgjedhjet e 14 majit